E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Albtelecom me administrator të ri

Ilustrim · Vizion Plus

Nga kjo e mërkure Albtelecom do te drejtohet nga Tahsin Yilmaz, deri në emërimin e administratorit të ri. Kompania bën të ditur se Erkan Tabak është larguar nga pozicioni i administratorit, një dite më parë. Albtelecom është kompania më e madhe e telefonisë në Shqipëri. Pjesë e saj është edhe Eagle Mobile, kompania e telefonisë së lëvizshme që solli revolucion në tregun celular menjëherë pas daljes ne treg. Albtelecom është e vetmja kompani në Shqipëri që ofron të paktën katër shërbime njëherësh: telefoni fikse, telefoni celulare, radio dhe televizion si dhe internet me shpejtësi të lartë.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh