E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Teksasi goditet nga stuhia, çifti shqiptar nga Kosova shërben falas 500 vakte për qytetarët

Çifti me origjinë nga Kosova, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, të cilët janë pronarë të një restoranti në Teksas, kanë dhënë kontributin e tyre në përballimin e pasojave që ka shkaktuar vala e të ftohtit në Teksas, duke lënë pa energji elektrike miliona njerëz.

Pas ndërprerjes së energjisë elektike, Ari Isufaj, Blinera Shurreca dhe 5 anëtarë të stafit shërbyen më shumë se 500 vakte me ushqim falas për këdo në nevojë, të cilët ditët e fundit kanë “luftuan” me të ftohtin, duke marrë shkas që furrat dhe sobat e tyre punojnë me gaz në vend të energjisë elektrike.

Isufaj tha për televizionin Fox të shtunën se klientët e tyre ishin ata që e “mbajtën në këmbë” restorantin gjatë pandemisë, dhe për këtë arsye ai donte t’ua kthente disi favorin.

“Ne po ndihmojmë komunitetin tonë dhe klientët tanë të dashur, ashtu siç na ndihmuan ata, kur vendi u godit nga COVID dhe gjithçka ishte paralizuar.”

https://www.facebook.com/bellaitaliaplano/photos/a.2047600671942263/3744780695557577/?type=3

Vazhdo të lexosh

Reklamë