E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tekniku i Dortmundit: Humbja? Ishim të rënduar psikologjikisht nga sulmi

Borussia Dortmund e humbi 2-3 sfidën e parë çerek-finaliste me Monacon në Champions League, por trajneri Thomas Tuchel është ankuar se lojtarët e tij nuk ishin mirë psikologjikisht pas sulmit me bombë të së martës dhe se ndeshja nuk duhej ri-luajtur fillë të nesërmen.

 

Reklamë

Në këtë pikë Tuchel kritikoi UEFA-n pasi sipas tij klubi i Dortmundit nuk ishte pyetur fare. “Ishte një vendim i marrë në Zvicër dhe këtë ndjesi të keqe që na ka lënë s’do e harrojmë kurrë” – ka thënë Tuchel. Ndeshja me Monacon qe programuar të luhej të martën, por u shty për shkak të një shpërthimi në autobusin e Dortmundit pak përpara ndeshejs, shpërthim nga ku mbeti i lënduar Marc Bartra.

 

“E theksoj nuk dua ta përdor këtë situatë për justifikim dhe sigurisht në gjendje të tilla duhet vazhduar përpara, por nga ana tjetër është e vështirë të përqendrohesh në kaq pak kohë e të mbetesh konkurrues” – ka thënë trajneri gjerman. Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e UEFA-s e cila përmes një njoftimi për shtyp saktësoi se vendimi për t’u luajtur të mërkurën ishte dakordësuar mes të dyja skuadrave. Ndërkohë tejet rrëqethëse ka qenë intervista e truko-gjermanit Nuri Sahin.

 

Mesfushori i Borussia Dortmund i pyetur nga televizioni suedez Viasat Sport tha se nuk kishte menduar fare për futbollin deri në momentin kur kishte qenë në fushë. “Natën e kaluar, s’e kisha kuptuar se ç’kishte ngjarë deri kur në shtëpi pashë fytyrat e shqetësuara të sime shoqe dhe djalit. Në atë moment kuptova se sa me fat kishim qenë. E di futbolli është tejet me rëndësi, jetojmë me të. Bëjmë një jetë të privilegjuar prej tij, por jemi njerëz dhe ka shumë më tepër se futboll në këtë Botë” – ka thënë Sahin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë