“Teatri Mërgimtari” në Zagreb, çifti shqiptaro-kroat rrëfen në Vizioni i Pasdites së si lindi idea
Shqiptari Leonard Hamitaj dhe bashkëshortja e tij me origjinë kroate Melita ishin të ftuarit e mbrëmjes në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ku kanë folur për nismën e tyre artistike në Kroaci.
Leonardo dhe Melita kanë rrëfyer në Vizioni i Pasdites, se si ju lindi ideja për të ngritur në Zagreb Teatrin “Mërgimtari”.
Leonardi tha se kjo ide ishte e bashkëshortes së tij Melita, e cila pa si mundësi shumë të mirë aktivizimin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Kroaci.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si nisi ideja për Teatrin “Mërgimtari”?
Melita Hamitaj: Në vitin 2013-të në Zagreb kishim një numër shumë të madh të studentëve shqiptarë në Zagreb, ku u aktivizua klubi i studentëve shqiptarë ku pjesë ishte dhe djali jonë Danieli. Bashkë me një shoqen time, na lindi ideja pse të mos e fillonim një gjë të tillë. Këtë ja thashë dhe Leonardit, që të bënim këtë gjë me studentët. Ne e filluam me një mbrëmje poetike. Nëpërmjet Teatrit ju dhamë studentëve mundësinë të mësonin gjuhën shqipe.
Leonardi Hamitaj: Duhet t’ua dimë për faleminderit grave sepse kanë mprehtësinë e tyre në vendin e duhur. Pas mbrëmjes poetike që ishte një punë filestare, por që nuk ishte bërë asnjëherë deri në atë kohë në Zagreb. Pas mbrëmjes poetike neve menduam ta zgjerojmë, duke parë edhe ecurinë e të rinjve që mësuan edhe gjuhën por kishin dhe interesin e tyre. Aty mendova të kalonim në dramaturgji, duke vënë në skenë dramën “Dy krisma në Paris”. Interes i madh, sukesi, dëshira u rrit, pastaj vazhduam me “8 persona Plus”. Këtë vit festuam 10 vjetorin e Teatrit “Mërgimtarët” ku patëm të ftuar edhe Agron Llakajn.
/Vizionplus.tv/




