E enjte, 19 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Teatër në kohë pandemie/ Qëndrim Rijani ngjit në skenë “Opera për tre grosh”

Me gjithë numrin më të lartë të jetëve të humbura dhe të të infektuarve, te fqinjët tanë maqedonas, skena e teatrove nuk qëndron e mbyllur. Fundjava ngjiti në skenën e teatrit të Tetovës, për herë të parë, “Opera për tre grosh”.

 

I ashtuquajturit “normalitet i ri”, ka imponuar rregulla të reja te krijuesit dhe spektatori. “Opera për tre grosh” për Qëndrim Rijanin, një shfaqje me shumë aktorë dhe që në të përfshinte disa gjini të artit, ishte prova që shfaqjet janë të mundura edhe kur “Covid-i” na detyron distancë fizike dhe maska në fytyrë.

 

Reklamë

Nisur nga eksperienca e tij të bërit art në kohë pandemie, regjisori që krijimtarinë e zhvillon mes Shkupit dhe Tiranës, e sheh të paarsyeshme që e gjithë makineria e aktorëve siç e quan ai të qëndrojnë në shtëpi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë