Politikë
Të vjetrit e PS të pasigurtë në lista/ Berisha: I përjashtoi Rama, ka hallin e drejtimit të PS

Faktin që emra të vjetër të PS, si Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj a Pandeli Majko janë në një zonë të pasigurtë në lista, ish-kryeministri Sali Berisha e shpjegon me garën që bëhet për drejtimin e Partisë Socialiste.
Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Berisha deklaroi se ata u përjashtuan nga Edi Rama se kërkon që të mbetet kryetar i PS.
“Ata janë të përjashtuar, ata përfaqësojnë kontigjentin e ndëshkuar në listë nga Edi Rama. Bindjet e tyre janë si tuneli i Pandeliut në Otranto. Ata u përjashtuan me qëllim sepse Edi Rama gjithçka po bën që të mbetet kryetar PS pas disfatës së tmerrshme që e pret.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




