E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të tjera viktima në Rripin e Gazës, 19 palestinezë humbin jetën pas bombardimeve izraelite

19 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmud Bassal, tha se sulmet goditën ndërtesa dhe tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur në disa lagje dhe në periferi të qytetit.

Reklamë

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se një milion persona po përballen me zinë e bukës.

Tel Avivi  ka rritur shkallën e  bombardimeve që kur paralajmeroi nisjen  e një ofensive për ta pushtuar Gazën.

Reklamë

Izraeli pret që ofensiva e re të detyrojë rreth një milion persona të zhvendosen drejt jugut të Rripit të Gazës.

Si pasojë e luftës në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë sipas shifrave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi, shifra që edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësohen të besueshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë