Dy persona janë vënë në pranga sa i përket ngjarjes së djeshme (25 dhjetor) në lagjen nr.15 në Durrës.
Një 29 vjeçar qëlloi me armë gjahu në ajër, në gjendje të dehur në një lokal. Ai u arrestua nga policia së bashku me pronarin e lokalit që goditi me sende të forta të riun.
Lexo edhe :
Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.
Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv






