E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur në Mat

 Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të mërkurë në Mat, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

 

Sipas të dhënave të para, dyshohet se i plagosuri eshte Gjovalin Rica, i cili ka marrë plagë nga të shtënat e një arme gjahu, në fshatin Bushkash. Gjithashtu behet me dije se i plagosuri është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

 

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes, por ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaku i kësaj ngjarjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë