Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjtje në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, ku sipas policisë i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngajrjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.





