Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë ku është plagosur një 37 vjeçar.

 

Ngjarja ndodhi pranë Katedrales. Sipas policisë 37 vjeçari me inicialet A.K., banues në Lezhë është paraqitur rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

 

Në vendngjarje në qytetin e Lezhës, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

 

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

 

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *