Subscribe

Një nxënës gjimnazi 15-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kurbin.

 

 

Autor është një tjetër i mitur 17-vjeç.

 

 

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambjenteve të gjimnazit pas një konflikti të çastit.

 

15-vjeçari i plagosur është dërguar në spital për ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *