E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Të shtëna me armë në Zveçan, plagoset rëndë një serb, 2 policë të Kosovës në spital

Një shtetas serb është plagosur rëndë në Zveçan, nga operacioni i realizuar sot nga Policia e Kosovë kundër mallrave të kontrabanduara.

Mësohet se i plagosuri u qëllua në shpinë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë, anëtarët e Policisë së Kosovës filluan të tërhiqen nga Zveçani.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi deklaroi se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloj lëndimesh kanë pësuar.

Pasi përfunduan punë në një situatë të tensionuar, Policia e Kosovës i tërhoqi autoblindat nga Mitrovica e Veriut për ta vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Zubin Potok.

Më shumë video

Reklamë