Të shtëna me armë janë regjistruar brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Lexo edhe :
Policia është njoftuar menjëherë dhe forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
/vizionplus.tv






