E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna armësh në Kamëz, konfliktohen dy persona, njëri përfundon i plagosur

Foto ilustruese

Një konflikt mes drejtuesve të dy automjeteve ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në rrugën Osbe në Kamëz.

Sipas policisë, gjatë konfliktit dy persona kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Njëri prej tyre, i identifikuar si Redi Vata, ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Ndërsa personi tjetër ndodhet në kërkim.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe plumbat kanë kapur edhe një nga automjetet. Blutë kanë sekuestruar një gëzhojë.

Nuk dihet ende se cili prej personave të përfshirë në konflikt ka përdorur armën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë