Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj, përkatësisht Mariglen Alterziu 36 vjeç dhe Alfred Sina 30 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim.

 

Sipas bluve, 30 vjeçari është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burg për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, ndërsa 36 vjeçari Mariglen Alterziu është dënuar për vjedhje.

 

DVP Elbasan/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.

 

Vihen në pranga pasi u lokalizuan në qytetin e Elbasanit, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

 

A.S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

 

M.A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *