Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e pranishme në Korçë, u pyet lidhur me rastin e 8-vjeçarit që u vra nga Klodian Çalamani pak ditë më parë në Fier.

 

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do te thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri.”

 

Një ditë pas krimit makabër, kujtojmë se ministrja nuk iu është përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi abuzimet me fëmijët dhe vrasjen e të miturit Mateo Vasiu, me argumentin se ishte shumë vonë dhe duhej të largohej.

 

E pyetur nëse ky reagim, ka ndikuar gjatë këtyre ditëve në, ministrja pohoi: “Dyshoj qe ky është rasti, sepse të rinjtë me kuptojnë me mirë se gazetarët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *