Dalin detaje në lidhje me një ngjarje të ndodhur mbrëmjen vonë të enjtën në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës  23:00, në sallën operative ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe lëviznin me armë zjarri me vete.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe gjatë ndjekjes, në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur me mjetin e shërbimeve të Policisë Kriminale, pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet.

Më pas, personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira. Mirepo aventura e tyre nuk zgjati shume.

 

 

Policia pasi rrethoi zonën arriti të arrestojë shtetasin e mëposhtëm:

 

– Kevin Vila, 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim;

 

– Mikel Aliu, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

 

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit”.

 

Gjatë kontrollit të mjetit dhe kontrollit fizik të tyre nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *