Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për...

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë në Gjirokastër,...

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat...

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus forcimi i...

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj: Synojmë të...

Të rinjtë duan “punë të pavarur”, ekspertët: Shfrytëzojnë teknologjinë dhe ofrojnë shërbime si sipërmarrës

22 Mars 15:35

Një nga tendencat e punësimit gjatë viteve të fundit është puna “remote”.

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po i drejtohen këtij modeli, duke zgjedhur të punojnë në mënyrë të pavarur, në vend të një punësimi tradicional. Ekspertët e punësimit argumentojnë se ky trend po ndryshon mënyrën sesi kompanitë tradicionale duhet të operojnë.

“Kryesisht lidhet me fleksibilitetin e të punuarit me orare të përcaktuara nga ana e tyre, me aksesin më të lehtë në raport me aftësitë dhe prirjet që ata kanë për të mbuluar këto punë. Kanë pagesa të mira sepse pagesat nuk janë më paga mujore, por me orë pune. Përgjithësisht, paguhet me produktin final dhe jo për kohën që të duhet për ta realizuar. Pavarësisht se pagesën për orë e merr, afati mbetet për të përfunduar punën përkatëse,” tha Erion Muca, ekspert punësimi.

Muca thekson se të rinjtë po investojnë gjithnjë e më shumë në aftësitë teknologjike për të shfrytëzuar këtë mundësi të tregut.

“Kryesisht shumica e të rinjve po investojnë shumë në aftësi që lidhen me teknologjinë e informacionit. Mjeti i zhvilluar bën që, në një formë apo tjetër, lehtësia të jetë shumë më e madhe sesa të vihen në dispozicion të bizneseve tradicionale. Shumica e tyre kanë hapur biznese si persona fizikë dhe futen në role kontraktori përmes kontratave me kompani tradicionale, duke ofruar shërbimin e tyre si sipërmarrës e jo si të punësuar,” tha Muca.

Ky zhvillim sjell një nevojë urgjente për kompanitë tradicionale të përshtaten me realitetin e ri të tregut të punës.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjve t’u llogaritet dhe vlerësohet puna mbi bazën e rezultateve të produktit që ata realizojnë dhe jo mbi bazën e orëve të punës. Për këtë kërkohet matja e produktivitetit dhe e afateve të caktuara. Gjithashtu, kompanitë tradicionale duhet të klasifikojnë pozicionet e punës dhe të ndajnë ato që kërkojnë praninë fizike për 8 orë, ato që mund të bëhen nga distanca dhe ato që mund të realizohen në mënyrë hibride,” shtoi ai.

Shumica e punëve të menaxhimit të zyrës, dizajnit grafik, marketingut apo PR-it tashmë kryhen nga distanca. Një i ri i talentuar me një telefon në dorë mund të zhvillojë një proces të caktuar pune kudo që ndodhet, theksojnë ekspertët. /vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
pune e pavarur te rinje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat strategjike

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur rezultate por të vijojë lufta ndaj korrupsionit

më shumë...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëton RENEA-s, policia gjen pistoletë në banesën e tij

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

5:08

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama:...

4:57

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus...

4:52

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj:...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:44

E trishtë, ndahet nga jeta aktori Sotir...

4:28

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte...

4:27

E konfirmon ADN-ja! Trupi i gjetur në...

4:04

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i...

3:51

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të...

3:40

E dini se deodorantët mund të jenë...

2:56

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.