Subscribe

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka përfunduar procesin e votimit në ambientet e shkollës “Gustav Mayer” në kryeqytet.

 

Bejko nuk i ka shmangur retorikat politike e as deklaratat e akuzat ndaj kundërshtarëve politikë.

 

Ai tha se sot është dita që qytetarët të refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi i organizuar e oligarkia.

 

“Sot është dita ta refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi i organizuar e oligarkia. Qytetarët duhet të mbështesin me votën e tyre alternativën më të mirë. Në bashkëpunim me qytetarët ne do të zhvillojmë turizmi dhe shërbimi ndaj qytetarët do të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme. I vetmi demokrat në garë është Bejko dhe PD-ja të tjetër kanë bërë divorc e kanë ndjekur nga pas të shkuarën, nëse duan shqiptarët të jenë të sunduar nga e shkuara atë votojnë për ta. Sot e kanë ditën të çlirohen prej tyre. Unë jam misionar në këtë parti e do të vazhdojë të bëj politikë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *