Subscribe

Gjykata e posaçme kundër korrupsionin dhe krimin të organizuar, përmes një shkrese zyrtare drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka kërkuar që të ndryshohen disa nene të aktit normativ për Operacionin Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive.

 

Sipas shkresës togat e zeza kerkojne  të gjykojnë masa sekuestro apo konfiskimesh të personazheve që janë dënuar për vepra penale te cilat i kap krimi i organizuar.

 

Kjo pasi shumica e kërkesave që kanë mbërritur në gjykatë për sekuestrim pasurie janë  të dënuar për vepra penale të zakonshme.Sipas gjyqtarëve, shumica e kërkesave janë jashtë juridiksioni te gjykates dhe prokurorise se pcame.

 

OFL pritet që në muajin dhjetor të përmbyllë edhe fazën e zbatimit të hetimit të pasurive të personave të dënuar. Para pak ditësh, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se do të ketë një shtyrje të afatit të KESAJ STRUKTURE.

 

Deri tani asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit.Janë rreth 200 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *