Dy muaj pas miratimit të ndryshimeve në kodin zgjedhor, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj kërkon rishikimin e neneve të këtij ligji.

 

Ajo i është drejtuar zyrtarisht parlamentit për të hequr mbrojtjen që gjyqtarët e kolegjit zgjedhor, kanë nga procedimi disiplinor.

 

Këtë mbrotje gjyqtarët e gëzojne që prej vitit 2003, kur u krijua për herë të parë kolegji zgjedhor, ashtu siç kanë pasur edhe disavantazhin që për 4 vjet ata nuk mund të ngrihen në detyrë.

 

Sipas ministres së drejtesisë kodi bie ndesh me kushtetutën pasi të gjithë gjyqtarët duhet t’i nënshtrohen procedimit disiplinor.

 

Nga ana tjetër, sipas ministres gjonaj  duhet hequr nga kodi edhe ndalimi për ngritjen e tyre në detyrë, pasi pengohet ngritja e gjykatës së lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *