Subscribe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë gjatë fjalës së saj në Kuvend, se zgjatja e afateve të vettingut, është propozuar nga LSI që në vitin 2018, por asokohe sipas saj u refuzua me arrogancë.

 

Kryemadhi shtoi se do e votojë zgjatjen e afateve, sepse Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të re e të pavarur. Gjithashtu ajo tha se lëkundja e PD, e bën të dyshojë se mund të ketë një tjetër marrëveshje si ajo e 17 majit.

 

“Në shkurt 2018 grupi i LSI propozoi një afat të tillë për shtyrjen e afateve të vettingut por me arrogancë u hodh poshtë dhe nuk i pranua të futej as në rendin e ditës. Jo më kot dua ta theksoj se edhe në Këshillin e Legjislacioni LSI ka marrë pjesë në mbledhje 4 muaj rresht dhe ka bërë oponencë. Kolegët demokratë nuk morën pjesë asnjë ditë. Ndaj më bën të dyshoj që kjo do t’i shërbejë drejtësisë apo 17 majit?

 

Si ndryshoi ky vendim ik menjëhershëm pa qenë në asnjë mbledhje, në asnjë lloj konsultimi. Analizat profesionale janë të domosdoshme për të gjithë ne. E dimë shumë mirë që vendimet politike janë të rëndësishme por duhet të ketë një lloj morali. Imoraliteti politik po i detyron shqiptarët të ikin nga Shqipëria.

 

Do të kemi vendime si të 17 majit që gdhihemi me ministra të Edi Ramës apo për një konsensus si ai i 140 votave? Ne e kemi mekanizmin zhbllokues që të vazhdojmë edhe nëse mbaron afati i vettingut. Ne ende nuk e dimë sa do të zgjasë. Të mos votojmë as nga frika e prokurorëve belg, as nga frika kur kujtojmë kolegët tanë që janë në burg”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *