Subscribe

Ndërsa në gjithë vendin është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës nga koronavirusi, shumë familje po përmballen me kushte të vështrira ne kufijte e mbjeteses.

 

Një ndër këto familje është dhe ajo e Viktor Gjonit në Fushë Milot. Prej afro 5 muajsh, ajo jeton në çadër pasi banesa u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Në kushte ekstreme mbijetese, Viktori tregon se nuk mundet ta përballojë këtë situatë izolimi.

 

Mes skamjes e varfërisë jeton dhe familja e Tahir Muratajt në fshatin Shullaz në Kurbin.

 

Per këtë familje, ndihmat e dhëna nga autoritetet gjatë këtyre ditëve janë të pamjaftueshme per te perballuar izolimin.

 

Ashtu si këto familje, me vështirësi të shumta përballen dhe shumë të tjera banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *