Subscribe

Pushimet mbaruan! Te martën e 13 shtatorit nis viti i ri shkollor. Rreth 390 mije nxënës te arsimit 9-vjeçar dhe te mesëm rinisin mesmin, ndërsa 27 mije do te ulen per here te pare ne bankat e shkollës. Nje dite para nisjes se shkollës, Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka uruar nxënësit dhe mësuesit per mbarëvajtje te mësimit. Por ky vit shkollor i gjen nxënësit me mungesa tekstesh dhe serish me dy turne. Edhe pas pritjeve te gjata te prindërve ne pikat e shitjes, nxënësit ende nuk janë pajisur me te gjithë librat. Thuajse per çdo klase ka mungesa te titujve. Procesi i shpërndarjes se teksteve do te vijoje edhe gjate ditëve te para te shkollës. Por veç këtij problemi, nxënësit e Tiranës kryesisht edhe ketë vit do ta zhvillojnë mësimin me dy turne. Per shkak te fluksit te madh rreth 20 shkolla ne kryeqytet do te punojnë edhe pasdite. Vetëm ne Tirane pushteti vendor ka rikonstruktuar 200 shkolla, ndërsa ka nisur ndërtimi i disa objekteve te reja. Dita e pare e shkollës ne qytetet e mëdha pritet te shkaktoje kaos dhe rendim te trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *