Subscribe

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez.

 

Varhelyi thotë se të martën do të mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare.

 

‘Unë mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të mbajtur konferencën e Parë Ndërqeveritare bazuar në propozimin Francez. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën, ku do të takohemi në Bruksel. Maqedonia i përket BE-së.’- shkruan Varhelyi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *