E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të kërkuar për përndjekje në rrjete sociale, arrestohen 2 persona, 34 vjeçari i lë dy fishekë në oborr prindërve së ish të dashurës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për përndjekje të rrjete sociale.

Shtetasi K.M, 34 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Reklamë

Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Ndërsa 28-vjeçari E.P, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë