Subscribe

Me nisjen e reshjeve të shiut dhe hyrjen zyrtarisht në stinën e dimrit, zona e nënShkodrës e cila në këto 10 vite është përballur me përmbytje thuajse të përvitshme, jeton me frikën e rikthimit të tyre.

 

Shumë fshatra të këtyre njësive bëhen gati që në dimër varkat t’i kenë pranë banesave, ndërsa bujqësia dhe blegtoria janë sektorët që kanë marrë goditje të mëdha.

 

Kryeplaku i fshatit Obot në njësinë administrative Ana e Malit, Gregor Pemaj tregon se investimet anti-përmbytje kanë qënë të pakta.

 

GREGOR PEMAJ

KRYEPLAK I FSHATIT OBOT 

Nuk është marrë asnjë masë edhe pse është premtuar shumë, rrugët janë copë-copë.

 

Për specialistin e mjedisit, pedagogun Ervis Krymi, i cili vitet e fundit është marrë me studimin e përmbytjeve, problemi më i madh qëndron tek mungesa e implementimit të projekteve.

 

ERVIS KRYMI

SPECIALIST MJEDISI

Me të vërtetë bëhen shumë punime por ato duhet të implentohen në terren.

 

Sikur të mos mjaftonte problematika e përmbytjeve në dimër këto fshatra dhe ato të njësisë Rrethina përballen me mungesën e energjisë elektrike.

 

Rrjeti i amortizuar u ka shkaktuar dëme të shumta në pajisjet elektro-shtëpiake. Kemi probleme shumë me energjinë sa fryn një erë na u fikën të gjitha.

 

Drejtori i OSHEE e pranon problematikën, por thotë se janë në pritje të miratimit të fondeve për investime.

 

ARMANDO ZHUKA

DREJTOR I OSHEE

Janë marrë masat për të bërë shërbimet paraprake  ndërsa sa u përket investimeve janë disa projekte që janë dorëzuar dhe presin fondet për zhvillim.

 

Shkodra është një prej bashkive me territor të zgjeruar që nis në Alpe dhe përfundon në bregdet, e ku problematikat e mbartura janë të shumta. Ky dimër duket se do të jetë sfida e radhës për banorët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *