Që prej vitit 2010 fshati Shkopet është totalisht i izoluar për shkak se të vetmen urë që kishin për të dalë në rrugën nacionale Burrel – Milot ua rrëmbeu uji.
E vetmja mënyrë për të kaluar nga njëra anë në tjetrën është me anë të varkave të improvizuar.
Por për t’ia lehtësuar lëvizjen banorëve Emikled Malçi një i ri nga Shkopeti ndërtoi një mekanizëm i cili do të kthehej në shpëtim për pjesën tjetër të qytetit.
Ai lidhi një kavo nga bregu në breg e nëpërmjet saj komandon varkat me fuçi të cilat i kanë ndërtuar banorët.
Në të shumtën e rasteve është i riu Emikled Malçi, i cili bën transportin e banorëve të tjerë nga njëra anë në tjetrën, pa asnjë pagesë.
Emikledi thotë se i gjithë fshati ka vendosur që të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse nuk rindërtohet ura.
Më problem është transporti i banorëve gjatë ditëve me shi, pasi lumi bëhet i rrëmbyeshëm duke rrezikuar jetën e personave që qëndrojnë mbi varkë.