Mbrëmjen e sotme Kryesia e PD ka zhvilluar mbledhjen e parë, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

 

Mbledhja nisi në orën 19:00 ku në fokus ishin zhvillimet e fundit në PD. Ndërkohë janë zbardhur debatet gjatë mbledhjes së Kryesisë.

 

Enkelejd Alibeaj-  Patëm mbledhje me sekretaritin e Paritsë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drektimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament e sinqertë dhe e plotë.
Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi për qendrimin e metejshëm. Pesha për secilin është e madhe, por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurt.

 

Helidon Bushati- Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa perjashtuar asnjë. Gjesti i parë do te ishte heqja e dyerve te blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mire apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetem të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

 

Xhelal Mziu- Jemi në një situatë jo të mire, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datës 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne, as ata nuk bëjmë dot pa njeri tjetrin. Duhet te gjejme menyren për t’u bashkaur. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazjdojmë kështu, do të vazhdojmë te mbetemi të papërfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.

 

Jemin Gjana- Qendrimi im përfundimtar në këtë mbeldhje është ky: t’u kthehemi qendirmeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 dhjetorit, 8 janarit. T’i mbajmë ose t’i rrëzojmë. Pastaj të shohim a shkohet në negociata. Nëse gjithmone, gjënë e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë të tjerë.

 

Enkelejd Alibeaj: Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *