Konkursi online për maturantët që duan të studiojnë në degën “mjekësi e përgjithshme” është shtyrë dhe do të zhvillohet nga data 14 deri më 23 gusht.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi e cila ka publikuar në rrjetet sociale edhe kalendarin si dhe emrat e 1813 kandidatëve.

 

Testimi i informatizuar do të zhvillohet pranë mjediseve të qendrës së shërbimeve arsimore dhe do të shpallen vetëm 400 fitues ndërsa rezultati del në fund të provimit.

 

Ai do të përmbajë pyetje nga tre lëndë, fizikë, biologji dhe kimi ndërsa përbën 30% të rezultatit përfundimtar.

 

Çdo maturant që do ti nënshtrohet testimit digjital, duhet që paraprakisht të ketë paguar faturën prej 5 mijë lekësh të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *