Subscribe

Të hënën e 1 shkurtit, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

 

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, deklaroi se vendi po hyn në një etapë të re historike ku shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm.

 

MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

MINISTRE E JASHTME DHE E DIASPORËS, KOSOVE

 

“Ky moment tejet i rëndësishëm për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike. Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

 

Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm për dialogun mes dy vendeve, Richard Grenell.

 

Me marrëveshjen e firmosur në Uashington, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do të hapë misionin e saj diplomatik në Jeruzalem, ndërsa Serbia ka premtuar se do ta zhvendosë ambasadën ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *