Subscribe

Komiteti i Stabilizim Asocimit nuk ka dale me nje deklarate te përbashkët  per procesin e integrimit. Shkak per përplasjen e forte mes opozitës dhe maxhorances eshte bere nje amendament i vetëm ne te cilin thuhet: Komiteti i bën thirrje Komisionit t’i rekomandoje këshillit qe te hape negociatat si dhe i bën thirrje Shqipërisë te zbatoje reformën ne drejtësi dhe te siguroje progres te qëndrueshëm ne raport me zbatimin e 5 prioriteteve  te nevojshme per hapjen e negociatave. Ne kete paragraf  bie ne sy se dhe maxhoranca ka hequr dore nga thirrja per caktimin e nje date per hapjen e negociatave por kete here debati eshte fokusuar tek fillimi i paragrafit ku i behet thirrje komisionit. Ky amendament është votuar vetëm nga maxhoranca dhe kryetarja e komisionit te integrimit, demokratja Majlinda Bregu. Ne nje reagim ne Facebook, bashkëkryetari i komitetit, deputeti socialist Taulant Balla, shkruan: Skandali i PD shkon deri ne fund. Bumci, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojnë kundër rekomandimit per hapjen e negociatave. Ja teksti qe mori votat pro te deputeteve te mazhorances, eurodeputeteve te majte, te djathte dhe te gjelbër dhe te Majlinda Bregut: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i “ben thirrje Komisionit Europian dhe Këshillit per hapjen e negociatave dhe Shqipërisë te siguroje me shume progres te qëndrueshëm ne lodhje me implementimin e 5 prioritetve, qe duhen per hapjen e negociatave”. Ndërsa demokrati Aldo Bumçi deklaroi se Komiteti i Stabilim-Asocimit është nje komitet, që nuk merr vendime dhe është mashtrim i hapur të thuash që opozita votoi kundër. Sipas tij, kushtet që duhen plotësuar nuk i vendos opozita shqiptare, por Bashkimi Europian. Ditën e mërkure, komisioneri i zgjerimit Hahn do te prezantoje para komisionit te jashtëm te parlamentit europian raportet e progresit per vendet e Ballkanit perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *