E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 sekonda më parë
Politikë

“Të gjitha fijet të çojnë te Rama”/ Bozdo për inceneratorët: Afera më e rëndë, e ndodhur ndonjëherë

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo ka folur mbi zhvillimet e fundit të Komisionit Hetimor për inceneratorët.

 

I ftuar në studion e “Quo Vadis” Bozdo tha se është një përpjekje nga na e mazhorancës për të kopsitur letrat në 6 muajt e fundit.

 

Reklamë

Sipas Bozdos, mazhoranca në bashkëpunim me levat që sipas tij, kontrollojnë sistemin e drejtësisë e ka mbyllur procesin e llgaridhënies politike.

 

“Besoj që është bërë një përpjekje masive nga anë e mazhorancës për të kospitur letrat në 6 muajt e fundit. Mendoj që mazhoranca në bashkëpunim me levat që kontrollon sistemin e drejtësisë e ka mbyllur procesin e llogaridhënies politike me veçimin e e ish ministrit Koka, si koka e aferës së inceneratorëve. Nuk do goditet dikush tjetëtr. Kjo nuk është më punë e Lefter Kokës, as eArben Ahmetaj sepse të gjitha fijet shkojnë te Rama”, tha Bozdo.

 

Ai theksoi se kjo është një ndeër aferat më të rënda korruptive të ndodhura ndonjëherë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë