Subscribe

Të gjithë pacientëve që janë trajtuar në Repartin e Toksikologjië për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike do t’u pezullohet leja e drejtimit dhe do ti nënshtrohen testimeve për të parë nëse janë ende përdorues droge apo jo.

 

Kjo nismë pritet të finalizohet së shpejti mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas rrugorëve, identifikimi i përdoruesve të drogës në timon pritet që të ulë rrezikun për qytetarët si pasojë e aksidenteve.

 

SKENDER ISMAILI
SHEF I SIGURISE RRUGORE

Një nismë tjetër që do të ndërmerret së shpejti është ajo me Ministrinë e Shëndetësisë për personat që janë nën efektin e lëndëve narkotike. Këta persona të gjithë në bazë të listës do të njoftohen, do tu pezullohet leja e drejtimit dhe do tu nënshtrohen testeve nëse janë apo jo nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Testimeve do ti nënshtrohen edhe drejtuesit e dehur në timon.

 

Është edhe bashkëpunimi me Drejtorinë e Trasportit Rrugor për personat që u anulohet leja e drejtimit, ose u pezullohet leja e drejtimit pas përdorimit të pijeve alkoolike. Edhe këta persona do tu nënshtrohen testeve.

 

Në regjistrin e policisë ka edhe raste që kanë thyer rekorde sa i takon gjobave të marra.

 

Ka persona, që ju mund t’ju duket çudi, por janë ndëshkuar deri në 156 herë si rezultat i shkeljeve të kryera dhe që janë regjistruar në sistemin e policisë.

Për 10 ditët e para të muajit Mars deri më tani janë regjistruar 47 aksidente me 7 të vdekur. Në këto ditë janë vendosur mbi 21 mijë gjoba, ndërsa janë arrestuar 48 persona në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *