Baby G dhe Xhesika, të cilat do jenë në një sfidë përball njëra-tjetrës se kush do dalë dhe kush do qëndrojë në fermë, gjatë këtyre ditëve kanë pasur një sërë përplasjesh.
Punët e shtëpisë dhe gatimi për fermerët, si dënim nga Agai, ka qenë edhe pikënisja e konflikteve mes tyre.
Baby G në fjalën e saj në spektaklin e kësaj të hënë tha se ajo i ka bërë detyrat e saj, por shtoi se nuk pranon që të marrë urdhra nga të tjerat, nëse nuk ka bashkëpunim.
“Unë i kam bërë detyrat e mia që kam pasur. Ne duhet të vendosim bashkë të ndajmë punët, por nuk kemi pasur bashkëpunim. Xhesi nuk më do mua dhe unë nuk e dua. Unë nuk do luaj lojën tënde”, tha Baby G.
Ndërsa Xhesika, dha versionin e saj për këtë konflikt.
“Njerëzit nuk janë mësuar të sillem normal. Për pastat, i thash që të ishim të dyja komode. Unë mora një mësim, që është më mirë të vësh veten të parën. Unë mund ta sabotoja gjënë dhe ta bëja më të vështirë. Kishim përgjegjësinë për 16 veta të tjerë, nuk funksionoi por s’ka problem”, tha Xhesika.
Fermerët nga ana tjetër, të gjithë pa përjashtim, kanë vlerësuar gatimet e vajzave, ku veçuan supën e Xhesikës dhe byrekun e Baby G./vizionplus.tv





