Gjatë muajit gusht, me mijëra shoferë janë ndëshkuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Policia njofton se 2033 shoferë janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa për parakalime të gabuara 588 drejtues mjetesh.

 

Gjithashtu, nga ana e uniformave blu për parandalimin e aksidenteve janë ndëshkuar edhe shumë shoferë që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, apo pa rrip sigurimi.

 

Policia Rrugore e Lezhës gjatë sezonit veror Gusht 2023

 

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës si dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Kontrollet duke përdorur monitorimet me dron e kamera nga shërbimet policore dhe të pauniformuara si dhe kontrollet në terren me radarë, dragera e makina inteligjente.

 

Gjithashtu, angazhim maksimal i të gjitha shërbimeve të Policisë Rrugore me qëllim menaxhimin e trafikut të krijuar për shkak të sezonit veror.

 

Gjatë muajit Gusht, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 2 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

 

Janë proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh të cilët si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar administrativisht me gjoba, në total 3807 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme rrugore.

 

✅ 2033 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

 

✅Janë ndëshkuar për parakalime të gabuara 588 drejtues mjetesh.

 

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit 80 drejtues.

 

✅ 181 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

✅ Janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

✅ 111 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mospërdorje të kaskës mbrojtëse si dhe për mospërdorim të jelekut fosforeshent gjatë natës.

 

✅Ndërsa 779 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të tjera të ndryshme rrugore.

 

Policia e Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *