Tre efektivë policie janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Tonin Vocaj.

 

Ky vendim ka ardhur pas ata janë gjetur mesnatën e datës 25 mars nga “Shqiponjat” në gjendje të dehur, të cilët debatonin me njëri-tjetrin.

 

Gjithashtu ata kanë kundërshtuar efektivët e “Shqiponjave” gjatë shoqërimit për në komisariat.

 

Në njoftimin për media bëhet me dije se ndaj tre efektivëve të pezulluar kanë nisur edhe hetimet nga ana e AMP.

 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

 

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

 

– Inspektor M. S.,  me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

 

–  D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

 

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

 

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme  Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *