E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Të dashuruar përjetësisht”, kujtimet që Besi dhe Xhensila refuzojnë t’i fshijnë pas ndarjes

Prej disa ditësh, rrjeti po zien sërish pas lajmit se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji i kanë dhënë fund martesës. Madje ditën e djeshme u bë e ditur se ishte Xhensila ajo që ka kërkuar divorcin dhe se është larguar e vetme gjatë fillimit të javës në Dubai.

Edhe pse nuk është hera e parë që çifti përflitet për ndarje, këtë herë kanë qenë vetë ata që e kanë bërë të besueshme.

Besi dhe Xhensila nuk ndiqen më në rrjetet sociale e madje kanë hequr edhe fotot me njëri-tjetrin.

Por si Besi, ashu edhe Xhensila kanë zgjedhur të mbajnë disa kujtime nga njëri-tjetri në rrjetet sociale. Besi më shumë e Xhensila më pak, kanë ruajtuar foto nga dasma, ndonjë ditëlindje apo disa pushime që duket se kanë qenë më specialet për çiftin./vizionplus.tv

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë