Subscribe

Zhvlerësimin e pandalshëm të euros në muajt e fundit, ministrja e Financave e shpjegon me flukset e larta hyrëse të monedhës së huaj në vend, falë rritjes së turizmit, të investimeve të huaja, por edhe të të ardhurave që emigrantët sjellin në familjet shqiptare.

 

E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj nuk mohon që në rënien e euros po ndikon edhe paraja informale, ndërsa fushata elektorale, sipas saj, nuk lidhet me ecurinë e kursit të këmbimit.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Paraja informale ekziston sigurisht, BSH ka një matje dhe një indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushtatat elektiorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit. Sigurisht që zhvlerësimi i euros është i lidhur me hyrjet që kemi pasur. Në vitin 2022 kemi pasur një sezon turistik shumë të lartë dhe me një fluks turistësh shumë të lartë dhe kjo ka bërë që hyrjet e kapitalit të jenë më të larta. Nga ana tjetër, viti 2022 ka qenë një vit ku investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye që ka ndikuar në vlerësimin e monedhës vendase. Flukset hyurëse të monedhës kanë të rritura, të ndikluara nga rrritja e turizmit, e investimeve, por edhe e remitancave.”

 

Eksportuesit po dëmtohen nga forcimi i lekut dhe për këtë arsye, javën e ardhshme qeveria do të organizojë një tryezë bisedimesh me ta, për të gjetur një mekanizëm ndihmues.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Kursi i këmbimit nuk afekton vetëm kompanitë eksportuese, por edhe kompanitë investuese që kanë një kredi në euro. Në këtë këndvështrim, ka një sërë kompanish të tjera që operojnë në Shqipëri dhe që kanë të ardhurat e tyre në lekë, të cilave kostot e kredive, pra të financimit, u janë ulur. Jemi në konktat për të dëgjuar shqetësimet e të gjithë eksportuesve. Javën e ardhshme do të kemi një takim me ta. Kemi vendosur të kemi një kurs të këmbimit fleksibël.”

 

 

Një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro preku nivelin më të ulët ndonjëherë, duke u këmbyer me 110.9 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *