Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

“Të angazhuar për fuqizimin e të rinjve”, Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor 18:33

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e  ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjithashtu, Begaj paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.

Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh  për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:

“Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”,  theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë.

“Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.”

Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim  është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:

“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një  sistemi financiar global që nxit transformimin.

“Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë.

“Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar  te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:

“Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”

Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.

Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BEgaj Presidenti

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren: Situata është nën kontroll!

më shumë...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe hoteleve, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

më shumë...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në fund të shtatorit

më shumë...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.