Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat...

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një...

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima,...

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati i Shenjtë:...

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende...

“Tayna më dha 250 euro për mirënjohje”, këngëtarja i përgjigjet Alida Hiskut në “Mes’dritë”: Po ju tregoj faktet

13 Shkurt 11:51

Dy ditë më parë, në emisionin “Mes’Dritë, nën moderimin e dyshes Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, këngëtarja e njohur Alida Hisku foli për bashkëpunimin e veçantë me Taynën, të titulluar “Thana”. Ky projekt i këngëtares përfshin  refrenin ikonik të këngës “Vajzat e fshatit tim” të Alida Hiskut, një perlë e muzikës shqiptare që prej dekadash zë një vend të veçantë në kujtesën e publikut.

Hisku tha se materialin muzikor ia ka dhuruar Taynës me dëshirën që muzika shqiptare të dëgjohet edhe më shumë nga publiku në Kosovë. Megjithatë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Tayna i ka dërguar 250 euro.

Lexo edhe :

Related Posts

Tayna përfshiu refrenin e këngës ikonike “Vajzat e fshatit tim”, Alida Hisku zbulon për Vizion Plus sa është paguar

Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi i menaxheres së artistes, e cila sqaron të gjitha paqartësitë rreth të drejtave dhe pagesave për këtë projekt.

Sipas menaxheres Rina Malsori, e cila ka kontaktuar me emisionin “Mes’Dritë”, të drejtat për vargun “Anës së pas anës o, lumit të fshatit tim” janë marrë me kontratë të rregullt nga Enver Shëngjergji, dhe pala përfituese është vetë Doruntina Shala (Tayna). Pagesa është realizuar sipas kërkesës së palëve në total 1,500€, duke përfshirë 1,000€ për të drejtat dhe 250€ për secilën nga palët përkatëse.

Mesazhi i plotë i menaxheres së Taynës dërguar në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus

Po ju drejtohem si menaxhere e Doruntina Shalës (Tayna) në lidhje me raportimet dhe deklaratat e fundit të bëra nga Alida Hisku për projektin “Thana”.

Për korrektësi profesionale dhe për të shmangur çdo dezinformim, po ju paraqes faktet:

Të drejtat autoriale për vargun “Anës së pas anës o, lumit të fshatit tim” janë marrë me kontratë të rregullt me Enver Shëngjergji, si palë që ka dhënë autorizimin. Pala përfituese është Doruntina Shala (Tayna).

Kontrata është e nënshkruar dhe pagesa është realizuar në vlerë totale 1,500€, sipas kërkesës dhe dakordimit të vetë palës:

– 1,000€ për të drejtat

– 250€ për secilën nga palët përkatëse

Pra kemi marrëveshje të rregullt, me dokumentacion dhe kompensim financiar të plotë.

Kënga “Thana” është krijim origjinal me:

– Kompozitor/Producent: Mixey

– Tekst & interpretim: Doruntina Shala (Tayna)

Beat-i dhe prodhimi muzikor janë pronë e producentit Mixey, sipas rregullave standarde të industrisë muzikore. Edhe vetë kompozitori ka qenë i qartë që pala tjetër nuk ka pretendime mbi beat-in, pasi ai është krijim i producentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Gjithashtu, znj. Alida Hisku në një intervistë tjetër ka deklaruar se këngën “na e ka dhuruar”, gjë që bie në kundërshtim të plotë me pretendimet aktuale. Këto kontradikta të theksuara në deklarime krijojnë konfuzion publik dhe dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e artistes.

Sa i përket aspektit financiar: çmimi i një beat-i profesional në tregun aktual dhe kerkesa e tyre per kete 10% te kenges eshte dukshëm më i lartë.Megjithatë, ne kemi respektuar plotësisht shumën e kërkuar nga pala tjetër, pa negociata dhe pa kontestim, pikërisht për respekt ndaj moshës, kontributit artistik dhe figurës së saj. Pagesa është bërë ashtu siç është kërkuar prej tyre.

Pra:

– Të drejtat janë marrë me kontratë.

– Pagesa është bërë sipas kërkesës së tyre.

– Beat-i është pronë e producentit sipas rregullave të industrisë.

– Deklaratat publike janë në kontradiktë me njëra-tjetrën.

Duke qenë se ekziston dokumentacion i qartë dhe prova financiare, çdo raportim që sugjeron të kundërtën cenon drejtpërdrejt reputacionin e Tayna-s dhe ekipit të saj.

Në rast se vazhdohet me publikime të pavërteta apo insinuata që dëmtojnë figurën e artistes, do të detyrohemi të ndërmarrim hapa ligjorë për mbrojtjen e reputacionit dhe për shpifje.

Ne nuk kërkojmë polemikë publike. Kërkojmë vetëm raportim të drejtë dhe të bazuar në fakte.

Faleminderit për profesionalizmin tuaj.

Rina

Menaxhere – Doruntina Shala (Tayna)

Posted Under:
Anash Showbiz
Tagged:
Alida Hisku Tayna

Nga e njëjta kategori

Banorët e Selenicës në protestë: Na e kanë vënë shkelmin në fyt, deputetët e Vlorës mos firmosin shkrirjen e bashkisë

më shumë...

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga Patosi humb jetën në det, dyshimet e para (EMRI)

më shumë...

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat përfundimtare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:00

Banorët e Selenicës në protestë: Na e...

9:36

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët...

9:28

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia...

9:12

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga...

8:49

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë...

8:24

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët...

7:39

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi...

7:15

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e...

6:57

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5...

6:40

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën...

6:09

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy...

5:56

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet...

5:47

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për...

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

4:14

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që...

3:56

Jo vetëm fotot, por edhe mesazhet; Cili...

3:19

Fluks i lartë në pikat kufitare të...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.