Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka kryesuar në nominimet e këtij viti në MTV Video Music Awards 2023.

 

33-vjeçarja ka rrëmbyer plot 9 çmime që përfshijnë: “Videon e Vitit”, “Këngën e Vitit”, “Muzikën Pop më të mirë”, “Regjinë më të mirë”, “Kinematografinë më të mirë” dhe “Efektet Vizuale më të Mira”, të gjitha për këngën “Anti-Hero”.

 

Artistja fitoi në çdo kategori ku u nominua,duke u bërë këngëtarja e parë që fitoi videon e vitit dy herë radhazi dhe duke zgjeruar rekordin e saj.

 

TAYLOR SWIFT

KENGETARE

“Më pëlqen të bëj muzikë pop, më pëlqen të bëj video muzikore pop, më pëlqen gjithashtu të bëj country. Më pëlqen të bëj zhanre të ndryshme dhe e vetmja arsye që më lejohet ta bëj këtë është sepse ju, fansat, më dhatë mundësinë për ta bërë këtë.”

 

Po ashtu Beyonce, Doja Cat, Karol G, Niki Minaj dhe Shakira iu bashkuan Swift-it si të përzgjedhurat për artistin e vitit, duke shënuar herën e parë që nga prezantimi i kategorisë në vitin 2017 që të gjithë kandidaturat për artistët e vitit janë vajza.

 

Mbrëmjes së muzikës iu bashkuan emrat më në zë si Demi Lovato, Sam Smith,  Nicky Minaj, Miley Cyrus etj. Ajo që ra sërish në sy ishte energjia e këngëtares latine Shakira, e cila performoi një kolazh hitesh të gjithë karrierës së saj.

 

Por edhe këtë vit në kompeticionin më të madh të muzikës në Shtetet e Bashkuara nuk munguan as emrat shqiptarë. Rita Ora, e cila shkëlqeu në tapetin e kuq, ishte mes prezantuesve të këtij organizimi. Ndërkohë, Dua Lipa u nominua në dy kategori, së bashku me Bebe Rexhën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *