24-vjeçari nga Taxhikistani, Komrom Zukurov, i dyshuar për lidhje me ISIS, u la këtë të shtunë në burg.

Ai ishte i shpallur në kërkim në Gjermani dhe pritet të dorëzohet para autoriteteve gjermane.

Mbrojtjen e tij para trupit gjykues e bëri ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani, i cili ka edhe lidhje familjare me të. Ai tha se të riut i rrezikohet jeta në Taxhikistan.

 “Kërkoj të mos ekzagjerohen lajmet, pasi sjell pasoja morale për një vend diktatorial si Taxhikistani. Shërbimi sekret ka marrë gjithë familjen e tij dhe po i terrorizon, pasi është një vend më keq se regjimi i Enver Hoxhës. Vjen për herë të parë në Shqipëri te halla e tij, nuk ka qenë asnjë herë tjetër. Klienti ka shkuar vetë në polici, vullnetarisht, dhe është e pavërtetë që ka ardhur në vendin tonë me dikë tjetër. Ne kemi kërkuar masë sigirimi më të butë. Klientit tim i rrezikohet jeta në vendin tij, pasi atje e kanë dhunuar, duke përdorur edhe rrymë elektrike në trupin e tij. Ai ka ardhur me vizë në Shqipëri, për vizitë te halla e tij. Ai është një djalë shumë I mirë, është i martuar dhe pret një fëmijë. I ngelet hetimit në Gjermani të provojë, nëse ai ka kryer një vepër penale.”

I shumëkërkuari nga Gjermania ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit më 17 shkurt të këtij viti, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim.

Burimet thanë se OPERACIONI i koduar me emrin “Vizitori”  u finalizua me prangosjen e tij dje në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *