Subscribe

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Komron Zukhurov, me qëllim esktradimin në Gjermani, pasi dyshohej si anëtar i një organizate terroriste të ISIS-it.

I pajisur me maskë për shkak të situatës së COVID-19, i riu ka mohuar ne sallen e gjyqit akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe ka thënë se nuk ka lidhje me organizatat terroriste.

24-vjeçari nga Taxhikistani dyshohet se do të kryente sulme terroriste në Gjermani dhe në Shqipëri. Sipas mediave gjermane, i riu do të ekzekutonte një biznesmen shqiptar kundrejt vlerës së 40 mijë dollarëve.

Akuzat jane hedhur poshtë edhe nga avokati i tij mbrojtës, ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili shtoi se bashkëshotrja e tij është halla e të akuzuarit dhe gjatë kësaj kohe është strehuar ne banesen e tyre.

Sipas mbrojtjes, pas largimit nga Taxhikistani, ku është torturuar deri me rrymë elektrike, Zukhurovi ka udhëtuar drejt Rusisë ku ka marrë një vizë dhe ka mberritur në rrugë ajrore në Shqipëri më datë 17 shkurt të 2020.

Dogjani tha se i akuzuari pranon ekstradimin në Gjermani, por me kushtin që mos të kthehet në vendin e tij të origjinës pasi i rrezikohet jeta.

Sipas ish deputetit demokrat i riu është paraqitur vetë në ne policie.  Autoritetet gjermane e kaner shpallur në kërkim më datë 21 shkurt, pak ditë pasi taxhiku kishte mbërritur në vendin.

Sipas mediave gjermane, taxhiku njihen ndryshe edhe si  Bruggemann Komron ku thuhet se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin krijuar një celulë në Gjermani me qëllim që të kryenin sulme në emër të shtetit islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *