E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tavo: Ish-drejtori i policisë i akuzuar për 12 ton drogë, shef i fushatës së Çuçit

Sulmeve të Vangjel Tavos nuk i shpëtoi as kandidati për deputet i PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi.

 

Reklamë

Garuesi i LSI, Tavo, tha në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, se shefi i fushatës elektorale të Çuçit është ish-drejtori i policisë, i akuzuar për 12 ton drogë.

 

Reklamë

“Është këshilltar i zotit Cuçi, është shef i fushatës së Çuçit. Këtë e di unë, gjirokastritët dhe tepelenasit. Ish-drejtori i policisë së Qarkut Gjirokastër, i liruar nga detyra dhe ju hap edhe çështje penale në prokurori, u lirua nga detyra në kohën e Fatmir Xhafajt për 12 ton drogë në Përmet dhe ka dalë edhe në përgjime. Unë di çfarë ka ndodhur. Sot është në Gjirokastër, e njohin të gjithë në Gjirokastër, është futur në parcelat e kanabisit dhe i numëronte për të marrë paratë. Ka takuar plot njerëz, u ka ofruar plot gjëra, i ka intimiduar.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë