Subscribe

Ashtu siç kishte paralajmëruar numri dy i socialisteve Taulant Balla paraqiti ne parlament fakte qe sipas tij lidhin liderin e opozitës Basha me makinat tip Toyota ku u sekuestruan 3.4 milionë euro. Balla tregoi një foto ku Basha duket ne krah te vëllait te personave qe janë shpallur ne kërkim si pritës te parave.

 

Taulant Balla: Ja ku je me vëllain e dy personave te shpallur ne kërkim si pritës te parave, A.V inicialet, a u shërbeu Luli këtyre, e unë këtë prove do ja dorëzoj organeve te drejtësisë.

 

Edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj i cili u ngrit ne foltoren e parlamentit për here te pare pas akuzave qe opozita artikuloi për vellain e tij, paralajmëroi liderin e opozitës për çështjen e 3.4 milione eurove.

 

Fatmir Xhafaj: Lulzim bëj kujdes kur aludon shërbime inteligjente partnere, për informacione të dhëna gjoja prej tyre, në trillet e sajuara prej teje, ose përndryshe gjej guximin të thuash emër e mbiemër! Bëj kujdes se jo vetëm bëhesh qesharak mes tyre, por edhe se nuk dihet se në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur!

 

Nga ana e tij kryetari i PD nuk replikoi me asnjë prej socialisteve, por gjate fjalës se tij ai theksoi se futja e eurove kesh, nuk është një fenomen i izoluar tek rasti i

 

Lulzim Basha: Ato Yaris-it janë maja e ajsbergut, prandaj e kemi euron në pikën rekord sot në raport me lekun. Sepse ditë për ditë në të gjitha pikat kufitare, pushtetarët socialist sjellin paratë e pista të drogës dhe dalin garant për paratë e pista të drogës që po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

 

Më herët, ne mënyrë simbolike, deputeti i PD Salianji erdhi ne parlament me një makine tip “Toyota” e me thasë me euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *