Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё tatimpaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё fatura tё fiskalizuara, se duhet tё marrin masa paraprake pёr rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.

 

DPT u bën thirrje tatimpaguesve të aplikojnё për rinovimin e nënshkrimit elektronik deri nё 30 ditë përpara datës, kur i skadon certifikata për të eliminuar çdo mundësi, që mund tu riskojë rinovimin e certifikatës në kohë, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

 

Administrata Tatimore risjell nё vёmendje se aplikimi për rinovimin e nëshkrimit elektronik për fiskalizimin ёshtё e njёjtё me aplikimin për herë të parë dhe behet ne e-albania..

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *