Në ekspozitën me gravurë, piktori i njohur pogradecar Anastas Kostandini, i njohur me emrin artistik Taso, ka përmbledhur një pjesë të krijimtarisë së tij, prej gati gjysmë shekulli.

 

Edhe për vetë artistin, kjo ekspozitë ka ardhur në retrospektiven e punimeve të tij, për ti treguar vizitorëve se të gjitha punimet e realizuara në më shumë se 50 vjet kanë frymën, modelimin dhe stilin e tij.

 

Kolegët e vlerësojnë Anastas Kostandinin si një piktor me një profil të pa ngatërrueshëm në krahasim me piktorët e tjerë shqiptarë.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri ditën e hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *