E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tapë në timon dhe sherr me policët, arrestohen dy vlonjatë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Në pranga përfunduan shtetasi F. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

 

Reklamë

I riu rezulton se në lagjen “Kushtrimi” për motive të dobëta ka kundërshtuar me dhunë fizike patrullën e përgjithshme të policisë.

 

Ndërkohe shtetasi J. Xh., 47 vjeç, banues në Vlorë u kap pasi në në lagjen “Ujë i Ftohtë” ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë